Policia e Kosovës ka kryer një kontroll në 3 shkurt 2026 në një bodrum kolektiv të një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostroshki” në Mitrovicë Veri, pas pranimit të informacionit nga qytetarët për prani të mjeteve të dyshimta ilegale.
Gjatë kontrollit u sekuestruan:
- 3 armë të gjata;
- 1 tytë vazhduese;
- 1 kondak për armë të gjata;
- 764 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
- 14 karikatorë;
- 10 krehër për fishekë;
- 1 granatë dore tymuese;
- 2 jelekë antiplumb ushtarakë;
- 4 mostra të mundshme ADN-së;
- 2 jakne ushtarake;
- 1 bluzë uniforme ushtarake;
- 1 palë pantallona ushtarake;
- mbështjellës me material tekstili;
- shirita ngjitës.
Lidhur me rastin u njoftua Prokurori i Shtetit, i cili udhëzoi inicimin e hetimit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Nuk u arrestua asnjë person dhe hetimet vazhdojnë.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton të raportojnë çdo veprim të dyshimtë në numrin emergjent 192 ose në stacionin policor më të afërt, për të siguruar një ambient më të sigurt për të gjithë.