Policia e Kosovës zhvilloi më 28 janar 2026 një aksion në Mitrovicën Veriore, pas informacioneve nga qytetarët për praninë e mjeteve ilegale në një shtëpi të braktisur në lagjen Bërxhane. Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri mori informacionin gjatë detyrave të rregullta dhe kontakteve me banorët.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi këto dëshmi:
- Një karikator i zbrazët për armë të gjatë;
- Një bajonet;
- Shishe plastike e mbushur me saçme;
- Kapsula për fishek;
- Sasi baruti;
- Një rrip brezi ushtarak;
- Një minë kundër këmbësorëve;
- Pjesë për mbushje fishekësh;
- Detonator për minë;
- Targa automjeti të ish-Milicisë;
- Tre fishekë të armës së gjuetisë;
- Trembëdhjetë (13) fishekë të kalibrave të ndryshëm;
- Dy fishekë kalibrit 12.7 mm;
- Dy fishekë kalibrit 20 mm;
- Dy gëzhoja kalibrit 12.7 mm;
- Një xhaketë ushtarake dimërore;
- Një palë doreza ushtarake;
- Katër këmisha të Policisë së Serbisë.
Për shkak të pranisë së materialeve eksploduese, policia thirri Njësinë për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese (NJTME), e cila tërhoqi barutin, fishekët e kalibrave 12.7 mm dhe 20 mm, si dhe minën me detonator.
Prokurori i Shtetit u njoftua dhe urdhëroi inicimin e procedurës penale për veprën "mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve". Nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet vazhdojnë. Policia falënderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe i ftoi të raportojnë informacione në numrin 192.
Përditësime
Policia kryen tre aksione të reja policore në Jagnjenic (Zveçan), Varagë (Zubin Potok) dhe Zhitkovc (Zveçan).
- Ora 01:20, në Jagnjenic: sekuestruar 95 fishekë, 1 emblemë dhe spaleta të Policisë së Serbisë.
- Ora 09:20, në Zhitkovc: sekuestruar 1 AK-47, 1 granatë dore M-57, 3 karikatorë AK-47, 85 fishekë 7.9 mm, 2 uniforma serbe dhe 60 fishekë AK-47; EOD tërhoqi mjetet eksplozive.
- Ora 12:20, në Varagë: sekuestruar 1 granatë dore dhe 50 fishekë 7.62 mm; EOD intervenoi.