Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë të pandehurve për rastin “Sekiraqa – Capat”. Ngjarja lidhet me përleshjen e 1 shtatorit 2024, rreth orës 22:04, në lokalin “From” dhe rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Të pandehurit K.R., V.A., D.M. dhe E.M., anëtarë të grupit “Capat” ose “C”, akuzohen se, në bashkëkryerje pas marrëveshjeje paraprake, u mbledhën, maskuan dhe u armatuan me armë të gjata, revole dhe stupca. Ata përdorën tri vetura – Porsche, Volkswagen Polo dhe Audi A7 – me targa të vjedhura, për të tentuar privimin nga jeta të S.S. dhe anëtarëve të grupit të tij, F.A., E.LL. dhe R.LI..
Me këto veprime dyshohen për vrasje e rëndë në tentativë sipas nenit 173, paragrafi 1, nënparagrafët 1.5 dhe 1.11, lidhur me nenet 28 dhe 31 të Kodit Penal të Kosovës, si dhe për mbajtje të paautorizuar të armëve sipas nenit 366, paragrafi 1.
Ndërkohë, S.S., së bashku me F.A., E.LL. dhe R.LL., dyshohen se, të armatosur, gjatë shkëmbimit të zjarrit privuan nga jeta P.G. dhe tentuan të vrasin të tjerët. Ata akuzohen për vrasje e rëndë sipas nenit 173, paragrafi 1, nënparagrafët 1.5 dhe 1.11, lidhur me nenin 31, dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.
Akuzat shtesë përfshijnë manipulim me prova sipas nenit 389, paragrafi 1. Njoftimi u bë më 12 shkurt 2026.
Përditësime
Prokuroria në Prishtinë akuzon V.B. për manipulim me prova dhe mbajtje të paautorizuar të armëve. Hetimet lidhin motivin e sulmit me konfliktin e datës 4, sipas dëshmive.