Një marshim kilometrik ka përfshirë ditën e sotme akset kryesore të Tiranës, ku qytetarë të moshave të ndryshme janë mbledhur për të protestuar. Organizimi nisi në Sheshin Skënderbej, për të vazhduar më pas drejt godinës së Kryeministrisë.
Pas rreth katër orësh protestë, pjesëmarrësit marshuan drejt ndërtesës së Parlamentit. Gjatë gjithë itinerarit, qytetarët mbajtën fjalime duke bërë thirrje për bashkim dhe largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama. Mes thirrjeve të shumta, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kreut të qeverisë, duke theksuar vendosmërinë për të vazhduar protestën.