Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë më 3 shkurt 2026, Partia Socialiste u tërhiq nga nisma për ndryshimin e vendimit nr. 75, datë 27 tetor 2025, për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale.
Ky vendim erdhi pasi Partia Demokratike njoftoi se do të bojkotonte punimet e reformës territoriale, sipas burimeve.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi: “Darka sjell dhe habere të mira. Bazuar në nenin 49 të Rregullores, kërkoj ndryshim në rendin e ditës për të mos u shqyrtuar projektvendimi për 'Për ndryshimin e vendimit nr. 75, datë 27 tetor 2025, "Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar me shpresën se puna do të rifillojë në komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë'."
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, theksoi se kërkesa e PD-së ka qenë për tërheqje të plotë dhe jo shtyrje. Ai u shpreh: “Kërkesa jonë ka qenë qartë, është tërheqja e këtij vendimi. Kjo është ajo që kemi kërkuar dhe thënë përgjatë gjithë seancës. Tërheqja tregon vullnetin, shtyrja nuk tregon asgjë. Nëse doni ta lini as mish as peshk, nuk tregon asgjë. Ndajeni ju mendjen. Nuk e kemi treguar gatishmërinë tonë. Ju e mbani peng”.