Platforma qytetare Liria Ka Emër ka njoftuar detajet e skenarit për marshin e sotëm në Prishtinë, që synon të shprehë mbështetje për ish-krerët e UÇK-së. Sipas organizatorëve, ftesa për të mbajtur fjalime u është dërguar të gjithë liderëve të partive parlamentare, por pjesëmarrjen si folës e kanë konfirmuar vetëm kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini.
Ngjarja, e cila nis në orën 14:00, do të zhvillohet sipas këtij programi:
• Moderator i marshit: Berat Miftari.
• Hapja artistike: Arbnora Zogiani me këngën “Pa duvak s’ka me u ba nuse”.
• Hapja zyrtare: Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha.
• Fjalimet: Hysni Gucati, Lirjona Sylejmani (e bija e dëshmorit Bajram Sylejmani), Ardian Gjini, Bedri Hamza dhe Buna Mustafa (e bija e Sali Mustafës-Calit).
• Performancat muzikore: Arif Vladi me “Marshin e UÇK-së” dhe Shkurte Fejza me këngën “Mora Fjalë”.