Nesër mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Kosovës për të shënuar 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se mbledhja fillon në orën 09:00.
Nga ora 12:00, kryeministri Albin Kurti merr pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Kazermën Adem Jashari në Prishtinë.
Përditësime
Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne në orën 10:00 për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Kryetarja Albulena Haxhiu konfirmoi pjesëmarrjen e krerëve të shtetit dhe përfaqësuesve parlamentarë.