Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit njoftoi se më 5 mars do të mbahet seancë solemne me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca do të nisë në orën 10:00. Përveç krerëve të shtetit, do të marrin fjalë edhe përfaqësues nga grupet parlamentare.
Gjatë mbledhjes, Kryesia diskutoi propozimin e sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Anëtarët kërkuan informacione shtesë për të plotësuar dosjen e deritanishme. Kjo çështje do të trajtohet në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë.
Po ashtu, u trajtuan kërkesa në lidhje me Projektligjin për Parandalimin e Dhunës në Familje, nismë qytetare. Kryesia u dakordua të takohet me nismëtarët për të diskutuar qëllimin dhe çështjet e kësaj nisme.
Gjithashtu, trajtuan kërkesa administrative.
Përditësime
Albulena Haxhiu konfirmoi se seanca solemne do të mbahet më 5 mars në orën 10:00. Përveç krerëve të shtetit, do të flasin përfaqësues nga grupet parlamentare, sipas saj.