Qeveria greke njoftuan më 11 mars 2026 masa emergjente për të frenuar rritjen e çmimeve dhe fenomenet e fitimeve të pajustifikuara, në kushtet e tensioneve ndërkombëtare dhe krizës në Lindjen e Mesme.
Masa kryesore është vendosja e një tavani mbi marzhin e fitimit për karburantet, ushqimet dhe mallrat bazë të konsumit. Në sektorin e karburanteve, marzhi në tregtinë me shumicë nuk mund të kalojë 5 cent për litër, ndërsa për pikat e shitjes me pakicë kufiri është 12 cent për litër.
Këto masa do të jenë në fuqi për një periudhë tremujore, me synim mbrojtjen e konsumatorëve nga rritjet e mundshme të çmimeve të produkteve thelbësore.