Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka miratuar rregullore të re për shfrytëzimin e parkingut në hapësirat e saj. Sipas kësaj rregulloreje, çdo qytetar që futet me veturë paguan 1 euro për qëndrim deri në një orë, krahasuar me 50 cent që paguhej më parë. Ky vendim është mbështetur nga bordi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Pacientët dhe familjarët e tyre shprehen të revoltuar për rritjen e çmimit, duke e konsideruar si barrë shtesë në kohë krize ekonomike. Brahim Maxhuni tha se çmimi është i papërballueshëm për shkak të rrogave të ulëta dhe theksoi se 50 cent do të ishte më i përshtatshëm.
Shaban Maloku theksoi se kjo rritje shton ngarkesën në ekonominë familjare dhe përmendi se rampa e parkingut nga lindja e diellit nuk funksionon pas orës 15:00. Rifat Ahmeti e quajti vendimin të paarsyeshëm, pasi rëndon xhepin e pacientëve dhe familjarëve.
Milaim Muqolli nga Hertica e Podujevës shprehu revoltë, duke thënë se qytetarët kanë sakrifikuar për shtetin, ndërsa tani përballen me vendime që i dëmtojnë. Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK), përmes kryetarit Besim Kodra, e konsideroi vendimin paradoksal, pasi largohet pacienti nga shërbimi publik shëndetësor.