Tensione dhe replika të forta janë shënuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar pa praninë e mediave.
Sipas Mapo-s, kryeministri Edi Rama ka pasur përplasje verbale me figura të mazhorancës. Fillimisht, ai iu drejtua Damian Gjiknurit, ish-ministrit, duke e akuzuar për regjistrim bisedash private. "Fik telefonin se e ke zakon që regjistron dhe i nxjerr gjërat që regjistron", mësohet të ketë thënë Rama.
Në vijim, kryeministri ironizoi Ervin Hoxhën, ish-ministër, për diskutime jashtë ambienteve zyrtare. "Po ti do vazhdosh akoma të bësh llafazanllëqe nëpër tavolina komisariatesh?", i është drejtuar Rama.
Më herët, replika të ashpra kanë ndodhur edhe mes Ramas dhe Elisës Spiropali. Kryeministrit iu drejtua asaj: "Ti mos fol fare, fare kur të jem unë".
Debati në këtë takim të mbyllur nxjerr në pah klimën e tensionuar brenda radhëve të mazhorancës socialiste.
Përditësime
Partia Socialiste zhvilloi mbledhjen të shtunën në Pallatin e Brigadave. Ngjarja zgjati rreth 6 orë dhe mblodhi deputetët socialistë si dhe ministrat e kabinetit.
Diskutimet u fokusuan në çështje të brendshme dhe ecurinë e punës së institucioneve.
Gjatë prezantimit të drejtoreshës së Kadastrës, Lorena Goxhobelli, Spiropali reagoi me mimika dhe komente, ndaj së cilës u përgjigj ministrja Erjona Ismaili.
Kryeministri Edi Rama ndërhyri për respektimin e rendit.