Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i godinës së re të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit më 18 shkurt 2026.
Godina moderne do të ofrojë laboratorë bashkëkohorë, salla leksioni me kapacitet të lartë për studentët, ambiente seminari në çdo kat dhe hapësira dinjitoze për stafin akademik.
Në postimin e tij, Rama shkruan: «Nga projekti në realitet, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit po merr formë dita-ditës, në një godinë moderne, me laboratorë, salla leksioni me kapacitet të lartë për studentët, ambiente seminari në çdo kat dhe hapësira dinjitoze për stafin akademik. Një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës universitare dhe rritjes së cilësisë së mësimdhënies, në shërbim të brezave të ardhshëm të profesionistëve të shëndetësisë».