Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë reduktuar me 40% flotën e autobusëve në Tiranë që prej 15 prillit 2026. Kjo masë ka hyrë në fuqi për shkak të rritjes së çmimit të naftës, që ka kaluar nga 145-150 lekë në 207-217 lekë për litër.
Stacionet e transportit urban në kryeqytet janë mbipopulluar, me radhë të gjata qytetarësh që presin deri në një orë për të hipur në autobusë të tejmbushur. Intervalet mes mjeteve kanë arritur në 20-25 minuta, duke shkaktuar vonesa në punë, universitet dhe destinacione të tjera, veçanërisht në oraret e pikut midis 07:00 dhe 09:00. Rreth 250 mijë qytetarë varen nga ky shërbim publik.
Dashnor Mema, kryetar i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, shpjegon se situata është e vështirë dhe paralajmëron për reduktim të mëtejshëm ose pezullim të shërbimit në mungesë të mbështetjes. Kërkesat përfshijnë subvencion të drejtpërdrejtë për litër karburanti, ulje të TVSH-së në shitje, heqje të taksës së qarkullimit dhe rimbursime të tjera.
Gjatë një takimi me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë u premten masa, por deri tani nuk ka vendim konkret. Kërkesat e operatorëve ngjasojnë me ato të vitit 2022, pas rritjes së çmimit të naftës për shkak të luftës në Ukrainë. Opozita e ka cilësuar situatën si alarmante.
Përditësime
Qeveria miratoi subvencion prej 50 lekë/litrë për naftën e autobusëve urbanë në Tiranë, për 3 muaj.
Shoqata e Transportit Urban rikthen flotën e plotë në shërbim nga e enjten.
Dakordësia u arrit pas takimit me Delina Ibrahimaj, Enea Karakaçi dhe Anuela Ristani.
Takim tjetër javën e ardhshme për TVSH, akcizë dhe udhëtime falas.
Memaj njofton reduktim kombëtar të shërbimit të transportit publik me 60%, që prek 450 linja në të gjithë vendin. Në Tiranë, 50 linja urbane kalojnë nga 200 në 115 autobusë. Operatorët propozojnë kompensim 6-mujor prej 300 milionë lekësh. Ata kërkojnë heqjen e akcizës dhe uljen e TVSH-së në 5%. Operatorët interurbanë paralajmërojnë rritje të çmimit të biletave.