Në datën 1 shkurt 2026, aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë e ka bllokuar rrëshqitja e një masivi dheu dhe gurësh, duke lënë qytetarët të presin me orë të tëra.
Qytetarët shprehin revoltë për mungesën e informacionit dhe vonesën në hapjen e rrugës. Njëri prej tyre tha: “Kemi një orë e gjysmë që presim. Vijmë nga Tirana, po shkojmë për Maqedoni. S’na kanë dhënë asnjë informacion, nuk e dimë çdo bëhet. Ishalla po hapet rruga të ikim në familjen tonë”.
Një tjetër u shpreh: “Pesë orë kemi që presim, jemi të sëmurë. Askush nuk na ka informuar. Jemi të sëmurë dhe po presim, ç’të bëjmë”.
Një qytetar tjetër raportoi: “100 metra larg isha kur u shemb mali. Dy orë kemi që presim, besojmë që do e hapin rrugën”.