Zyrtarë të Trainkos kanë bërë të ditur se defektet teknike janë sanuar dhe qarkullimi me tren vazhdon sipas orarit të rregullt.
Ndërprerja ndodhi për arsye teknike vetëm në linjën Pejë-Prishtinë, me nisje në orën 05:30 të datës 21.02.2026.
Nga Trainkos thanë: «Për shkaqe teknike ishte anuluar vetëm linja Pejë-Prishtinë, me nisje në orën 05:30, datë 21.02.2026. Tashmë qarkullimi me tren është sipas orarit të rregullt».