Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar shembje të mëdha dherash në rrugën nacionale Burrel-Rrëshen, duke e bllokuar totalisht për qarkullimin e automjeteve.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në vendin “Sukbull”, ku një masiv i madh dheu e pemësh ra mbi rrugë dhe mbuloi gjithë karrexhatën.
Shumë automjete që lëviznin drejt Burrelit apo Rrëshenit janë kthyer mbrapsht, pasi rruga është e pakalueshme.
Sipas raportimeve, moti i keq ka krijuar probleme të tilla prej më shumë se një ore.