Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se Shqipëria, ditën e hënë 20 prill 2026, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash. Pas orëve të mesditës, vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura.
Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët priten fillimisht në zonën e veriperëndimit gjatë orëve të mëngjesit. Më pas, ato do të shtrihen në pjesën tjetër të territorit. Gjatë ditës, reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim herë pas here shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra.
Reshjet në pasdite
Në orët e pasdites, reshjet me intensitet të ulët do të përqendrohen përgjatë zonave malore dhe më pas do të ndërpriten në të gjithë territorin.
Era dhe valëzimi
Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Herë pas here, përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia pritet të arrijë deri në 10 m/s. Kjo shoqërohet me valëzim në dete të forcës 1–3 ballë.