Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim shtetasin L.I., 36 vjeç, në Shijak. Ai dyshohet se ka kanosur dy persona për motive të dobëta.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• municion luftarak;
• një mjet prerës (thikë);
• dy radio policie.
Policia po punon për kapjen e L.I., si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.