Policia e Durrësit ka vendosur në pranga një 36-vjeçar të shpallur në kërkim për kanosje.
I arrestuari, me iniciale L.I., alias L.Sh., në janar të këtij viti ka kërcënuar me armë zjarri dy persona nga automjeti me të cilin lëvizte, bën të ditur policia.
Gjykata e Durrësit, në shkurt të këtij viti, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale:
- Kanosja;
- Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit;
- Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta;
- Mbajtja pa të drejtë e uniformës.
Gjatë operacionit në banesën e tij u sekuestruan municione, një thikë dhe dy radio policie.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.