Kombëtarja e vajzave të Shqipërisë luajti mbrëmjen e 7 marsit 2026 në stadiumin Loro Boriçi kundër Çekisë, në ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-5.
Trajneri Armir Grima e nisi takimin me formacionin: Antigoni Hyska (portiere), Klea Hamonikaj, Arbiona Bajraktari, Alma Hilaj, Arbenita Curraj, Fortesa Berisha, Ezmiralda Franja, Ilarja Zarka, Mikaela Metalla, Qendresa Krasniqi dhe kapitenja Megi Doçi.
Minutat e para qenë të balancuara, me të dyja skuadrat që luftuan për kontrollin e lojës. Çekia kaloi në avantazh në minutën 14, pas një gabimi në prapavijën shqiptare. Reagimi ishte i menjëhershëm: në minutën 17, Fortesa Berisha realizoi golin e barazimit nga distanca.
Shqipëria pati disa mundësi për të marrë avantazhin, por pa sukses. Në minutën 37, Kirova e Çekisë shënoi nga jashtë zonës, duke mbyllur pjesën e parë 1-2.
Në pjesën e dytë, shqiptaret hasën vështirësi përballë presionit çek, që shënoi edhe tre gola të tjerë për të përcaktuar rezultatin përfundimtar 1-5.
Pas dy ndeshjeve në grupin B1, Shqipëria renditet në vendin e tretë dhe do të luajë në prill kundër Uellsit në dy përballje.