Dosja hetimore e SPAK-ut për tunelin e Llogarasë nxori në pah shkelje ligjore nga ana e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ish-drejtorit të ARRSH-së Ervis Berberi dhe vartësve të tyre.
Hetimi identifikon rritje fiktive të faturave, që kanë rënduar buxhetin e shtetit, si dhe favorizim të kompanisë turke të ndërtimit. Gjithashtu, ngrihen dyshime për kreditimin e TVSH-së në punimet e kësaj vepre publike.
Inspektorët tatimorë lejuan firmën të punojë për tre vite pa dokumentacion të rregullt, duke i njohur TVSH-në kreditore për mallrat e përdorura në ndërtim. Ata zgjatur dhe zvarritën dosjen për këtë çështje.
Ligji për "Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë" përcakton se tatimpaguesit në veprimtari ndërtimi mund të kreditojnë TVSH-në e paguar për blerjet vetëm pasi të marrin lejen e ndërtimit dhe të regjistrojnë objektin pranë organit tatimor.
Leja për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u bë e vlefshme në maj të vitit 2025, në kohë kur punimet kishin përfunduar dhe tuneli ishte në prag të përurimit. Ligjet e ndalojnë kreditimin e TVSH-së për biznese pa dokumentacion të vlefshëm ligjor.
Burimet thonë se SPAK-u duhet të hetojë rolin e inspektorëve tatimorë, si Olsi Kuca, të cilët në raste të tjera kanë kontrolluar biznese të rregullta, por në këtë rast nuk kanë vepruar.
Kostot e tunelit u rritën me të paktën 50 milionë euro, para të marra me gjasë nga buxheti i shtetit.