Dy persona u sulmuan me thikë të shtunën në rrugë në qytetin Linz të Austrisë, ku njëri prej tyre humbi jetën, ndërsa tjetri po trajtohet në spital në gjendje të rëndë, njoftoi policia.
Sipas autoriteteve, personi i dyshuar si autor i sulmit u arrestua pothuajse menjëherë pas ngjarjes. Motivet e tij mbeten të paqarta në këtë fazë të hetimeve.
Policia u kufizua duke deklaruar se më shumë informacione rreth rrethanave të ngjarjes, viktimave dhe të dyshuarit do të bëhen publike në një moment të mëvonshëm. Një zëdhënës i policisë austriake tha se hetuesit nuk kanë përjashtuar asnjë pistë në lidhje me incidentin.
Ndërkohë, gazeta Kronen Zeitung raportoi se, sipas informacioneve të pakonfirmuara zyrtarisht, i dyshuari thuhet se bërtiti slogane kundër myslimanëve gjatë sulmit. Një dëshmitar okular deklaroi se e pa të dyshuarin të qëndronte për pak kohë në mes të rrugës duke penguar qarkullimin.