Një sulm me thikë ndodhi rreth orës 08:45 të mëngjesit të 24 shkurtit në Purdy të Washington-it, Qarku Pierce, duke lënë pesë viktima.
Zyra e sherifit të Qarkut Pierce (PCSO) u njoftua se një burrë kishte hyrë në një banesë, për të cilën kishte urdhër ndalimi t’i afrohej. Megjithatë, ngjarja u zhvillua në rrugë, ku autori 32-vjeçar goditi me thikë katër persona. Tre nga ta vdiqën në vendngjarje, ndërsa i katërti ndërroi jetë në spital. Emrat e viktimave nuk janë bërë publikë.
Autori u ekzekutua menjëherë nga efektivët e policisë pas sulmit. Burimet e huaja e rendisin ngjarjen në Purdy, ndërsa disa të tjera e përmendin Gig Harbor-in, zonë që përfshin Purdy-n.
Hetimet udhëhiqen nga Pierce County Force Investigation Team, e cila po sqaron rrethanat dhe motivet e sulmit.