Avio Orav, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, zhvilloi të martën, më 17 mars 2026, takimin lamtumirës me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Në këtë takim, Orav diskutoi mbështetjen e BE-së për Kosovën në luftimin e krimit të organizuar, kundërterrorizmin dhe menaxhimin e migracionit.
Ambasadori foli gjithashtu për përpjekjet për të siguruar një strukturë multietnike të Policisë së Kosovës.
“Unë do të largohem, por puna vazhdon”, theksoi Orav në përfundim.