Në Berlin të Gjermanisë, më 25 janar 2026, ndodhi një incident me të shtëna me armë zjarri në një apartament në lagjen Tiergarten. Si pasojë, u plagosën pesë persona, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën, sipas raportimeve të gazetës Bild.
Autoritetet gjermane njoftuan se kanë arrestuar disa persona në lidhje me ngjarjen. Policia ka rrethuar zonën e incidentit dhe po zhvillon një operacion sigurie për kapjen e autorëve të tjerë të dyshuar.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë. Situata ndodhet nën kontrollin e forcave të rendit.
Përditësime
Policia konfirmoi se ngjarja erdhi si pasojë e një grindjeje. Të shtëna u hapën rreth orës 17:00 në katin e pestë të një ndërtese në Wichmannstrasse, përballë hotelit InterContinental. Një i plagosur shkoi vetë në spital, ndërsa ndihma e parë u dha për një grua në gjendje të rëndë, një burrë dhe dy të tjerë. "Nuk ka absolutisht asnjë rrezik për publikun", deklaroi policia. Hetimet drejtohen nga njësia speciale për vrasje, si dhe ato kundër terrorizmit dhe bandave.