Hashim Thaçit i është vazhduar masa e paraburgimit në rastin ku akuzohet bashkë me Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Vendimi është marrë më 3 shkurt 2026 nga gjyqtari i vetëm në këtë rast, Christoph Gosnell. Në vendim është konstatuar se ekziston rrezik real që, nëse lirohet, Thaçi mund të pengojë ecurinë e procesit dhe të kryejë vepra të tjera penale.
Fillimi i gjykimit ndaj të akuzuarve është caktuar për 27 shkurt 2026.
Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai gjykohet për krime lufte, ndërsa vitin e kaluar i është ngritur aktakuza për kundër administrimit të drejtësisë.
Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në Hagë më 6 dhjetor 2024, sipas aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve.
Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në Hagë më 5 dhjetor 2024. Ndërsa Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza dhe fletëthirrja, me paraqitjen e parë më 9 dhjetor 2024.
Përditësime
Sophie Menegon, mbrojtësja e Thaçit, ka njoftuar më 2 shkurt 2026 se nuk do të japë deklaratë hyrëse në fillim të gjykimit, por rezervon të drejtën për ta bërë pas prokurorisë.
Sipas aktakuzës, Thaçi udhëhoqi grupet Fazliu (Fadil Fazliu, Fahri Fazliu), Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala, Artan Behrami) dhe Kilaj (Isni Kilaj, Vllaznim Kryeziu) për pengim të zyrtarëve përmes vizitash.