Trabzonspori ka një plan konkret për të blerë kartonin e plotë të sulmuesit shqiptar Ernest Muçi, i cili luan në huazim nga Besiktashi.
Mediat turke raportojnë se klubi turk synon ta marrë pronësinë e 24-vjeçarit për rreth 8.5 milionë euro, pastaj ta shesë për 12 milionë euro në një klub evropian. Në Trabzonspor tashmë kanë mbërritur disa oferta për lojtarin e kombëtares shqiptare.
Gjatë këtij sezoni, Muçi ka zhvilluar 15 ndeshje në ligë me fanellën e Trabzonsporit, duke shënuar 8 gola dhe duke bërë 2 asiste. Këto performanca kanë tërhequr vëmendjen e skautëve të ndryshëm.
Plani bazohet në opsionin e blerjes së kartonit në 5 këste për shumën e paraparë, sipas burimeve turke.