Kombëtarja shqiptare e vajzave nisi mesditën e sotme grumbullimin e parë për vitin 2026 në Shkodër, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2027. Shqipëria është pjesë e Grupit B1, së bashku me Malin e Zi, Çekinë dhe Uellsin. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima dhe stafit kuqezi, skuadra zhvilloi seancën e parë stërvitore.
Në një intervistë për fshf.org, trajneri Grima foli për objektivat, përforcimet dhe kundërshtarët.
Objektivat e skuadrës
"Për çdo kompeticion, rriten pretendimet tona. Nuk jemi më Shqipëria që shkojmë për të mos humbur thellë, apo për të bërë lojë dinjitoze. Këtë herë do të shkojmë për të marrë pikët e nevojshme që na duhen për të siguruar qëndrimin në Ligën B dhe normalisht pretendojmë diçka më shumë në bazë të ndeshjeve, por duke parë edhe gjendjen fizike të vajzave. Shpresojmë të bëjmë diçka më mirë në këtë edicion."
Lojtarët e rinj dhe rikthimet
Trajneri thekson fuqizimin e skuadrës me lojtaret e rikthyera për të rritur konkurrencën. Për vajzat e reja, jepet mundësia të afrohen me ekipin e parë, duke punuar fort dhe duke ndjekur shembullin e lojtarëve ekzistues. "E kemi bërë gjithmonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Ne do t’ua japim mundësinë që të jenë pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë."
Kundërshtarët e grupit
"Të tre kundërshtarët janë të fortë, pavarësisht se shkalla e vështirësisë së Malit të Zi me Çekinë dhe Uellsin ndryshon. Për ne e rëndësishme është të punojmë për të kaluar me impenjim dhe vlerësim maksimal."
Përditësime
Trajneri Grima dha detaje për lojtarët e rikthyer.
«Përpiqemi të fuqizojmë akoma më shumë skuadrën. Presim shumë prej tyre, sepse janë lojtare që kanë qenë pjesë e jona dhe janë rikthyer», deklaroi ai.
Për vajzat e reja, ai shtoi: «Duhet të kemi gatishmërinë e tyre që ta shohin veten pjesë përbërëse të skuadrës, duke djersitur shumë.»