Më datë 2 mars 2026, rreth orës 18:30, Salla Operative e Policisë u njoftua për një valixhe të dyshimtë në trotuarin e rrugës "Bardhok Biba" në Tiranë, pranë një 15-katëshi.
Shërbimet e Policisë rrethuan menjëherë vendin dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve të nevojshme dhe hapjes së valixhes, brenda saj u konstatuan vegla ndërtimi.
Nga këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi. Policia e Tiranës bëri këtë deklaratë zyrtare për të sqaruar situatën.