Pasditen e kësaj të diele, në fshatin Mallkeq të Vlorës, është regjistruar një ngjarje e rëndë ku një 69-vjeçar ka humbur jetën. Shtetasi, i identifikuar nga autoritetet me inicialet K.B., është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Vlorës, ngjarja është konstatuar rreth orës 16:00. Dyshimet paraprake të grupit hetimor tregojnë se 69-vjeçari ka kryer vetëvrasje duke përdorur një armë zjarri të llojit automatik. Po ashtu, informacionet e para nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima vuante nga gjendje depresive.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e nevojshme procedurale për të dokumentuar rastin dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo tragjedi.