Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur të martën në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.
Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka bërë të ditur se një grua ka vdekur, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë në trajtim mjekësor.
“Lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës, i cili mbetet në trajtim mjekësor, si dhe dy pasagjeret kosovarë, ku si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë një grua. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtuesi i automjetit humbi kontrollin mbi të dhe u vetaksidentua, sipas detajeve të raportuara nga policia dhe mediat.
Përditësime
Policia ka nisur hetimet për rrethanat e aksidentit, i cili ndodhi rreth orës 14:30. Drejtuesi është mashkull kosovar.