Vërshimet e fundit në Kosovë shtynë nisjen e gjysmëvjetorit të dytë shkollor në zonat e prekura rëndë, ndërsa në ato më pak të prekura mësimi filloi me vështirësi për shkak të mungesës së ngrohjes dhe energjisë elektrike.
Në Prishtinë, nxënësit e disa shkollave hasën në klasa të ftohta. Nexhmi Hoxha, kryetar i Këshillit të Prindërve në Prishtinë, thekson se ankesat ishin kryesisht nga fshatrat, por edhe nga kryeqyteti. Ai shpjegon se drejtorët e shkollave duhej të aktivizonin ngrohjen më herët, sidomos gjatë fundjavës, për të krijuar ambiente të ngrohta. Megjithatë, nxemja u aktivizua të dielën vonë dhe nuk arriti të ngrohte plotësisht objektet pas pushimit.
Hoxha shton se shqetësimi është ngritur prej vitesh për të shmangur këto probleme në fillim gjysmëvjetori. Problemet ndryshojnë sipas shkollave dhe lidhen me TERMOKOS për shkak të rrymës, mungesës së drurë ose vonesave në kontrata. Këshilli i Prindërve shpreh zhgënjim për kontributin e kufizuar nga niveli komunal dhe qeveritar, pavarësisht përpjekjeve vullnetare të prindërve dhe mundësive të kufizuara buxhetore të komunave.
Në Komunën e Vitisë, raportohen probleme me foto të stufave elektrike në klasa të Shkollës "Mirali Sejdiu" në fshatin Gërmovë dhe Shkollës "Dëshmorët e Vitisë".
Sipas DKA-së, situata është stabilizuar. Kishte telashe të përkohshme me energjinë elektrike, të cilat u rregulluan brenda ditës.