Në aksin rrugor Maliq–Lozhan–Strelcë vijojnë problemet si pasojë e rrëshqitjeve të dherave, raportohet më 20 Shkurt 2026.
Në disa pjesë të këtij aksi janë shfaqur çarje në trupin e rrugës, ndërsa në pjesët anësore kanë ndodhur rrëshqitje dherash që kanë dëmtuar strukturën. Këto dëmtime kanë rritur rrezikun për qarkullimin e mjeteve.
Situata ka ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë e punimeve dhe sigurinë në këtë aks. Vetëm tre ditë më parë ky aks pësoi dëmtime të mëdha në kilometrin e 13, ku u dëmtua barrierës mbrojtëse dhe ndodhi rrëshqitja e dherave në trupin e rrugës.