Mërgim Vojvoda u shpall lojtari i ndeshjes në fitoren e Comos në udhëtim te Juventusi. Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës shënoi golin e parë të takimit në minutën e 11-të dhe menjëherë pas tij festoi me trajnerin e ekipit, Cesc Fabregasin.
Ky moment u komentua nga vetë Vojvoda në faqen zyrtare të Comos në Facebook. "E falënderoj atë për gjithçka që ka bërë për mua. Është diçka që doja ta bëja për ta falënderuar", deklaroi ai.
Fabregasi foli me tone pozitive për lojtarin kosovar. "Gjithçka është e bukur. Në atë moment, ndeshja është dashur të fitohet. Ai është shumë i mirë dhe kur ke një lojtar të tillë si trajner, është shumë e rëndësishme", u shpreh trajneri spanjoll.
Como dhe Vojvoda rikthehen në aksion të dielën ndaj Leccesit, më 28 shkurt.