Xhuana Nikolli, 25-vjeçarja nga Lezha, ndërroi jetë në QSUT si pasojë e vetëhelmimit me fostoksinë. Ngjarja ndodhi një ditë më parë. Ajo jetonte në Shëngjin dhe kishte përfunduar studimet për drejtësi.
Familjarët e saj kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 në Tiranë ndaj bashkëshortit, shtetasit E.F., duke pretenduar se ai ushtronte dhunë ndaj saj. Në trupin e 25-vjeçares u konstatuan shenja dhune.
Policia e Tiranës e ka shpallur bashkëshortin në kërkim për veprat penale dhunë në familje dhe shkaktim i vetëvrasjes. Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në banesën e tij në Lezhë, por ai nuk u gjet.
Vijojnë kërkimet për lokalizimin e tij, pasi pritet të merret në pyetje lidhur me pretendimet e familjarëve.
Në rrjetet sociale nuk kanë munguar reagimet për vdekjen e parakohme të saj, ku miqtë kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet.
Ngjarja krijoi konfuzion fillestar, pasi u përhap lajmi se viktima ishte Xhovana Nikolli, personazh i njohur në rrjetet sociale. Kjo u përgënjeshtrua nga vetë Xhovana Nikolli përmes një postimi.
Përditësime
Eraldo Fizi, ish-bashkëshorti i Xhuana Nikolli, u identifikua si personi i shpallur në kërkim.
Autoritetet konfirmuan shenja të dhunës së rëndë në kokë, fytyrë dhe krah.
Në letërnë e fundit, ajo shkroi se kërkonte që të mos e lëndonin më dhe u përshëndet me dashuri me prindërit.
Eraldo Fizi, 25-vjeçar, dyshohet se u takua me Xhuana Nikolli-n në banesën e saj në Tiranë një ditë para vdekjes.
Zhvillime të reja:
- Çifti u martua verën e 2025-s dhe u divorcua pas 3 muajsh.
- Në letër, ajo shkruan se nuk dëshiron t’i bëjnë më keq «ata që i kishin bërë keq» dhe kërkon ndjesë nga prindërit.
- Autoritetet presin rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për shenjat e dhunës.