Xhuana Nikolli, 25-vjeçare nga Lezha, ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT pas vetëhelmimit me fostoksinë.
Familjarët e saj kanë bërë kallëzim penal në Komisariatin nr. 2 ndaj partnerit të saj, Eraldo Fizi. Sipas tyre, viktima kishte shenja dhune në trup. Ata e akuzojnë atë për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes.
Policia e ka shpallur Eraldo Fizin në kërkim dhe deri tani nuk është gjetur. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat.
Varrimi i Xhuana Nikollit do të zhvillohet ditën e enjte, më 12 mars 2025, në orën 13:00, në varrezat e Shëngjinit.