Në Friburg të Zvicrës, më 11 mars 2026, një automjet postar u përfshi në një zjarr të rëndë, ku sipas raportimeve fillestare gjashtë persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi në një zonë publike dhe shkaktoi panik mes dëshmitarëve.
Mediumi zviceran Blick publikoi fotografi dhe video të dërguara nga lexuesit, që tregojnë përmasat e shkatërrimit. Flakët arrinin disa metra lartësi, ndërsa tymi i dendur ishte i dukshëm nga kilometra larg. Rreth vendit të ngjarjes fluturonin copëza nga xhaketat e shkatërruara, ndërsa kalimtarët dukeshin të tmerruar.
Në një video të siguruar nga media, një burrë foli në gjuhën shqipe. Kur u pyet për ngjarjen, ai u përgjigj: “O nuk e di bre, po thonë që një person e ka djegur veten…”. Ai shtoi se personi kishte hedhur benzinë mbi vete dhe ishte vetëdjegur.
Kur mbërritën zjarrfikësit, nga automjeti kishte mbetur vetëm skeleti i djegur. Policia vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.
Përditësime
Policia e kantonit Fribourg konfirmoi se zjarri në automjetin postar në Kerzers ishte i qëllimshëm. Autoritetet nuk e kanë konfirmuar si sulm terrorist.
- Pesë persona u plagosën, disa u transportuan me helikopter.
- Video e re tregon një person të plagosur duke vrapuar, duke bërë thirrje dhe duke përshkruar vetëdjegjen në shqip.
- Zjarri u vu nën kontroll brenda një kohe të shkurtër.
- Është hapur linjë telefonike për informacione.
- Hetimet vazhdojnë gjatë natës.