Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer ditën e shtunë në zonën e Karaburunit, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe pushuesit e zonës. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre dhe bimësi në shpatet e gadishullit.
Re të dendura tymi janë përhapur përgjatë vijës bregdetare, duke qenë të dukshme edhe nga hapësira detare. Deri në këto momente, institucionet përgjegjëse nuk kanë ofruar informacion zyrtar lidhur me përmasat e sakta të sipërfaqes së përfshirë nga flakët apo shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit.