Në mesditën e 16 marsit 2026, një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Sherisht të Bashkisë së Vlorës. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë dhe terreni i vështirë.
Zjarri ka hyrë në disa parcela bujqësore të banorëve, ku ka djegur disa rrënjë ulliri. Aktualisht, rrezikon të përhapet në parcela të tjera me ullinj në fshat, si dhe në zona të afërta pyjore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Qëllimi është parandalimi i përhapjes së mëtejshme dhe minimizimi i dëmeve në ullishtet e zonës.