Një vatër zjarri u shfaq pasditen e të martës, 17 mars, në kodrat e fshatit Somotinë, në njësinë administrative Proptisht të Pogradecit. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me dushk dhe shkurre.
Era ka favorizuar përhapjen e zjarrit, duke vështirësuar ndërhyrjen. Ekipet në terren po punojnë për të izoluar vatrën dhe për ta vënë nën kontroll.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, shërbimi pyjor, përfaqësues të njësisë administrative dhe banorët e zonës. Të gjithë po bashkëpunojnë për të kufizuar dëmet.
Ende nuk ka bilanc zyrtar për sipërfaqen e djegur. Përpjekjet vijojnë pa raportuar viktima ose dëme materiale të tjera.