Një 19-vjeçar me inicialet L. P. u gjet pa shenja jete në oborrin e banesës së tij në fshatin Juban të Shkodrës.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 13 marsit 2026, rreth orës 20:50, kur familjarët e zbuluan atë.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se i riu është vetëvarur.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.