Një 34-vjeçare nga Fushë-Krujë ka humbur jetën në spital pas konsumimit të lëndës helmuese fotoksinës në banesën e saj. E reja u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore nuk arriti të mbijetojë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë: “Është dërguar në spital një shtetase 34-vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar Fotoksinën në banesë, në Fushë Krujë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 34-vjeçarja ka humbur jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Hetimi vazhdon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Përditësime
34-vjeçarja nga Fushë-Krujë ishte nënë e dy fëmijëve, sipas familjes.