Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 28-vjeçari ndodhi mbrëmjen e së martës në Sukth, rreth orës 23:45, në rrugën që lidh Sukthin me Rrushkullin, në lagjen Stalla.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, një automjet përplasi motomjetin e drejtuar nga shtetasi A. Sh., 28 vjeç. Për shkak të plagëve të rënda nga përplasja e fortë, i riu ndërrroi jetë në vendngjarje.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor mbërritën në zonë. Ata kryen veprimet e para procedurale dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota.
Policia arrestoi drejtuesin e automjetit, shtetasin M. V., 19 vjeç, i cili dyshohet si përgjegjës për aksidentin. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e plotë të përplasjes.