Në rrugën "Jusuf Gërvalla" në Prishtinë, mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave, ku shtatë persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, personave të lënduar u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00. Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit.