Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e 21 janarit 2026 në aksin Fier–Seman, në afërsi të Shkollës Bujqësore.
Gjatë një tentative për parakalim, sipas dëshmive të para, një automjet tip Opel ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Drejtuesi i mjetit ka arritur të shpëtojë pa lëndime serioze. Aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për normalizimin e trafikut dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Trafiku në zonë është rikthyer gradualisht në normalitet.