Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme, më 28 korrik 2026, në unazën e Patosit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Në këtë ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin me iniciale L. M., dhe një automjet tip “Citroen”, me drejtues shtetasin T. M.
Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të lënduar bashkëshortja dhe dy fëmijët e drejtuesit të mjetit tip “Citroen”. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca, të cilat i kanë transportuar të dëmtuarit drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e aksidentit. Autoritetet po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e plota të përplasjes midis dy mjeteve.