Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve që ta respektojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese e Kosovës sapo ai të merret.
Në përgjigjen e saj për media, ambasada thekson: "Ambasada Gjermane nuk komenton proceset aktuale të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, ne presim që të gjitha institucionet ta respektojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese sapo ai të merret".
Ambasada nuk i ka komentuar pretendimet e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje se ambasadorët po ndërhyjnë në punën e Gjykatës Kushtetuese përmes vizitave të tyre atje.
Ky qëndrim vjen në një moment kur zyrtarët e LVV-së kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë në favor të kërkesës së tyre për shpalljen kundërkushtetues të dekreti të presidentes Vjosa Osmani.