Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës – vizitorëve të përkohshëm dhe rezidentëve në Emiratet e Bashkuara Arabe – që më parë janë paraqitur për evakuim emergjent, por janë larguar me iniciativë personale.
Sipas njoftimit zyrtar, këta qytetarë duhet ta njoftojnë ambasadën për pozicionin e tyre aktual jashtë këtij shteti. Ky veprim ndihmon në përditësimin dhe saktësimin e listës së personave të regjistruar, për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme.
Njoftimi realizohet përmes:
- emailit embassy.uae@rks-gov.net;
- numrit +971 54 709 2109.
Ambasada kërkon kryerjen e njoftimit sa më shpejt dhe falënderon për bashkëpunimin.