Policia e Qarkut Fier ka goditur një rast prostitucioni në qytetin e Fierit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, kanë arrestuar dy shtetase të huaja.
Të arrestuarat janë Yekaterina Yeryomenko, 30 vjeçe, banuese në Kazakistan, dhe Assiya Amanbek, 31 vjeçe, banuese në Turqi. Këto shtetase kishin marrë me qira një banesë në Fier dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.
Gjatë operacionit u sekuestruan si provë materiale 2800 euro dhe 29 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale, si dhe 5 celularë.
Hetimet u kryen me metoda speciale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prostitucioni" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion".