Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale organizuan operacionin policor të koduar Diversity në afërsi të Kamzës. Ata ndaluan automjetin e drejtuar nga shtetasi E. K., 26 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë për transportin e mallrave të dyshuara të kontrabanduara.
Gjatë kontrollit, u gjetën të fshehura në baterinë e automjetit 524 gramë flori. Gjithashtu, u sekuestruan veshje të ndryshme, paketa cigaresh, dy makina qepëse, një shumë parash dhe sende të tjera të dyshuara.
Në kuadër të hetimeve, u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët F. K. dhe M. G.. Hetimet paraprake tregojnë se të tre personat kishin futur mallrat në mënyrë të kundërligjshme në territorin e Shqipërisë.
Materialet procedurale u dorëzuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.